Protesta para Qeverisë, Mickoski: Derisa jam kryetar i VMRO-DPMNE-së, nuk do të ndryshohet Kushtetuta për kërkesat bullgare

Derisa ai është kryetar i partisë nuk do të lejojë të ndryshohet Kushtetuta për shkak të kërkesave bullgare, porositi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në protestën e cila u mbajt përpara Qeverisë nën moton “Është e tepërt”, njofton Portalb.mk.

“Të jemi të qartë, 80 deputetë, dy të tretat po ndryshojnë kushtetutën. Kjo varet nga VMRO-DPMNE dhe derisa unë jam kryetar kushtetuta nuk do të ndryshohet në mënyrë që kërkesat bullgare të jenë pjesë e saj”, tha Mickoski.

Në rast se pushteti miraton marrëveshje, siç tha ai, kur të vijë VMRO-DPMNE në pushtet, nuk do ta zbatojë asnjë pikë.

Ai e hodhi poshtë propozimin francez për zhbllokimin e integrimit evropian të Maqedonisë dhe e ftoi kryeministrit Dimitar Kovaçevski ta refuzojë atë. Sipas propozimit, bisedimet e pranimit në BE me Maqedoninë nuk do të fillojnë derisa bullgarët të përfshihen në Kushtetutën maqedonase.

Lidhur me kërkesën për zgjedhje të parakohshme, Mickoski tha se nëse nuk arrihet marrëveshje për zgjedhje të parakohshme këtë verë, VMRO-DPMNE do të hyjë në fazën e bllokadës së plotë të Kuvendit, por edhe të bllokimit të institucioneve, rrugëve, procedurave dhe sistemit, si dhe në protesta. në qytete.

Ndryshe, protesta ka filluar në orën 20:00, a paraprakisht përfaqësuesit e partisë u mblodhën në tre lokacione në “Bunjakovec” – Shkup, përpara Kuvendit dhe ndërtesës së Televizionit të Maqedonisë, pas çka u nisin drejt Qeverisë.

This slideshow requires JavaScript.

Vendimin për protestë e miratoi Komiteti Ekzekutiv i partisë më 17 maj, duke dërguar kritika ndaj qeverisë për shkak të menaxhimit me krizën ekonomike dhe financiare, rritjen e borxhit publik, por edhe udhëheqjen e diplomacisë. Lideri partiak, Hristijan Mickoski me video-fjalim theksoi se ditëlindjen e partisë e shënojnë në shenjën e ndryshimeve.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski për nesër ka paralajmëruar takim me partnerët e koalicionit, të cilët janë në Parlament dhe Qeveri, në të cilën mes tjerash do të riafirmohet qëndrimi për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta në vitin 2024 bashkë me zgjedhjet presidenciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button