Vendimet e Shtabit të Krizës në Komunën e Tetovës

Në Komunën e Tetovës është mbajtur mbledhja e katërt e Shtabit të Krizës në lidhje me fatkeqësitë që kanë ndodhur kohët e fundit në këtë qytet, duke shkaktuar edhe pasoja të rënda te qytetarët, transmeton Portalb.mk.

“Nga komisioni komunal u raportua se janë evidentuar të gjitha kërkesat të adresuara tek komuna e Tetovës janë procesuar dhe identifikuar në terren, si dhe janë dërguar shkresa zyrtare deri tek organet kompetente shtetërore për të bërë vlerësimin dhe kompenzimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet që goditën qytetin e Tetovës ditë më parë”, raportoi Komuna e Tetovës.

Komuna sqaroi që janë marrë gjithca veprimet për pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve, ndërsa janë pastruar katër pikat krirtike të kanalizimit.

“U konstatua se kërkesat e Shtabit të Krizës në Komunën e Tetovës, janë dërguar deri tek qeveria e Maqedonisë së Veriut, si dhe deri tek Byroja për Ekspertizë Gjyqësore, por nga ana e tyre nuk është marrë ende asnjë hap konkret”, sqaroi Komuna, duke paralajmëruar që do të dërgohet shkresë urgjente te Qeveria në lidhje me kërkesat.

Shtabi sqaroi që do të dërgohet kërkesë deri tek organet kompetente për të bërë inspektimin permanent të të gjitha ndërmarrjeve publike dhe private, si dhe të objekteve kolektive.

Në mbledhje u vendos që të të bëhet regjistrimi dhe kontrollimi i të gjitha hidranteve ekzistuese në qytetin e Tetovës, si dhe në të gjitha projektet e ardhshme infrastrukturore të parashihen vendosja e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button