fbpx

Përfaqësuesit qeveritar dënojnë gjuhën e urrejtjes para diplomatëve

Për respektimin e lirive të mediave, Poposki ka theksuar se “Qeveria dënon çfarëdo lloj fjalimi të urrejtjes, fyerje dhe shpifje pa dallim se nga cila anë vijnë ata dhe ndaj kujt bëhen”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Shefi i diplomacisë Nikolla Poposki ka mbajtur takim me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s dhe të BE-së në të cilën është biseduar për lirinë e emdiave, luftën kundër korrupsionit dhe pavarësinë e gjykatave.

“Qeveria në mënyrë të vazhdueshme të punojë në reformat e gjykatave dhe luftës së korrupsionit. Ishte theksuar edhe progresi me ndërtimin e sistemit të ndjekjes së efikasitetit të gjyqësorit”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Ky reagim i qeverisë në lidhje me fjalorin e urrejtjes nëpër media ka ardhur pas vërjetjeve të korit diploamtik në lidhje me fyerjet në adresë të disa përfaqësuesve diplomatik në Maqedoni nga ana e disa mediave.

Lajme të ngjashme

Back to top button