Dy aeroplan luftarak amerikan në Shkup

Dy Aeroplan luftarak amerikan të tipit F-35 nga Garda Nacionale në Vermont, sot gjenden në aeroportin e Petrovecit, ndërsa pritet pasdite fluturimi i tyre, transmeton Portalb.mk.

Ministria për Mbrojtje e ka vlerësuar këtë ngjarje si një tregues i forcës dhe unitetit të Aleancës, si dhe shenjë për partneritetin e Armatës së RMV-së dhe Gardës Nacionale në Vermonte për tri dekada.

Koloneli Xhon Mekrej ka theksuar edhe kontributin e Maqedonisë së Veriut në ruajtjen e gatishmërisë së forcave, duke nënvizuar aktivitetet e realizuara në aeroportin e Petrovecit dhe poligonin në Krivolak.

Përveç Xhon Mekrej, në ngjarje mori pjesë ministrja Slavjanka Petrovska dhe zv.ambasadori i SHBA-së, Erik Majer. Ministrja vlerësoi që kjo ngjarje tregon se Aleanca është diçka më e madhe se çdonjëri, dhe në sigurinë e çdonjërit qëndron Aleanca me kapacitete dhe aftësitë e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button