VMRO-DPMNE: Zgjedhje do të ketë, por pas 4 viteve

Nga partia më e madhe maqedonase VMRO-DPMNE thonë se janë të gatshëm të punojnë pa opozitën në Parlament, nëse fundja deputetët e LSDM-së me të vërtetë kanë vendosur të kthejnë mandatet.

“Zgjedhje do të ketë, por pas 4 viteve ndërsa VMRO-DPMNE është e përgatitur të shtyj mandatin pa opozitën në Parlament”, konfirmojnë burime nga partia në pushtet.

Nëse deputetët e LSDM-së sot në të vërtetë japin dorëheqje që është paralajmëruar, të bindur nga thëniet e Zaevit se për gjashtë muaj përsëri do të ketë zgjedhje, atëherë lideri i LSDM-së pas katër viteve duhet t’u përgjigjet atyre të cilëve tani i gënjen me thëniet e këtilla, “që të zbatojë idenë e vet që deputetët të mos jenë në Parlament dhe të përfaqësojnë politikën e bojkotit, e cila nuk ju ka sjellë kurrfarë rezultati në të kaluarën dhe i ka shkaktuar dëm të madh shtetit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button