KRRE do të mbajë seancë përgatitore për heqjen e licencës së BEG

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka sot seancë përgatitore për të shqyrtuar projektvendimin për heqjen e licencës për prodhimin e energjisë termike të Balkan Energy Group (BEG), transmeton Portalb.mk.

“Javën e ardhshme pritet të caktohet seanca kryesore, në të cilën do të merren vendimet përfundimtare për heqjen e licencës për prodhimin e energjisë termike të Balkan Energy Group”, tha për MIA-n zëdhënësja e KRRE-së, Marina Uzunov.

Mundësinë e heqjes së licencës BEG e kishte paralajmëruar javën e kaluar kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski, por tha se kjo nuk do të ndikojë tek qytetarët për ngrohje qendrore.

“Në momentin kur do t’i heqim licencat do ta informojmë Qeverinë dhe në përputhje me Ligjin për energjinë, Qeveria është e obliguar të shpallë tender në të cilin do të duhet të gjenden kryerës të rinj të aktivitetit energjetik”, tha Bislimovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button