U mbajt premiera e shfaqjes “Borgjezi Fisnik” në Teatrin e Tetovës (VIDEO)

Interesimi i qytetarëve për premierën e veprës së komedianit francez Molierit, “Borgjezi Fisnik” në Teatrin e Tetovës sonte ishte shumë i madh. Kjo shfaqe është projekti i parë në gjuhën shqipe i Teatrit të Tetovës për sivjet, shkruan Portalb.mk.

Shfaqja trajton degradimin e vlerave në shoqëri, vlerave morale, kulturore, artistike dhe kështu me radhë. Se a është më e rëndësishme paraja apo arti, se a është më e rëndësishme të bësh art për art, apo art për para, kështu edhe fillon shfaqja.

Kasti i aktorëve është i përbërë nga: Muzafer Etemi. Elmedia Ameti, Arsim Fazlija, Adrian Aziri, Ajshe Useini, Arsim Kaleci, Linda Shabani, Arta Zejneli, Elmir Sejfullai, Shkumbin Zeqiri. Burhan Amiti. Hasim Memishi- Sopu, Bekim Smaili, Ermal Çanga, Bekim Jahiu.
Ndërkaq pjesa tjetër e shfaqjes janë si vijon:
• Skenograf: Betim Zeqiri
• Kostumografe: Emira Ymeri
• Kompozitor: Fatos Lumani
• Soprano: Besarta Murtezani
• Instrumentiste: Sara Sinani, Zulehan Saiti, Hana Abdullahi, Doriana Selmani

Drejtori i Teatrit të Tetovës, Bekim Smaili tha se kjo shfaqe e cila përkrahet financiarisht nga Ministria e Kulturës është projekti i dytë i teatrit për këtë vit ndërsa i pari në gjuhën shqipe. Problem vazhdon të mbetet mungesa e hapësirave të teatrit dhe si shkak i kësaj ka pak shfaqe teatrale dhe pak repriza, pasi teatri i ndan hapësirat me pallatin e kulturës. Ndërsa aktorët ankohen se nuk kanë kushte, dhe në mungesë të tyre dimrit pauzojnë 2-3 muaj pasi është shumë ftohtë. Objekti i Teatrit të Tetovës ka filluar të ndërtohet para disa viteve ndërsa pritet të përfundojë në vitin 2025.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button