Zelensky foli në Forumin e Prespës

Kryetari i Ukrainës, Vladimir Zelensky, ka marrë pjesë përmes një fjalimi onljan në Forumin e Prespës që po organizohet sot e nesër në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Rusia na ka sfiduar të gjithëve, çdo komb dhe rajon të Evropës”, deklaroi Zelensky.

Ai falënderoi krerët e Maqedonisë së Veriut për mundësinë që i kanë dhënë për t’u paraqitur në këtë Forum.
“Tani është një moment historik për Evropën dhe sigurinë evropiane, kur të gjithë duhet të vendosin: çka është Evropa dhe si do të jetë Evropa në të ardhmen”, deklaroi Zelensky.

Presidenti i Ukrainës theksoi që ky është momenti kur do të përcaktojmë se Evropa a do të jetë një shoqëri e zhvilluar që do të frymëzojë edhe vendet që janë jashtë Evropës.

Ai theksoi që gjatë këtyre 113 ditëve të pushtimit Rus, ka milionë emigrantë ukrainas, dhjetëra mijëra të vrarë dhe qindra mijëra të dëbuar nga ushtria ruse. Sipas tij, lufta në Ukrainë është një urë e Rusisë për të vazhduar me pushtimin e kombeve tjera të Evropës.

Ndryshe, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, si pjesë e programit të tij me aktivitete gjatë Forumi i Prespës për Dialog, sot mbajti takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel. Në takim, ku morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, u diskutua për sfidat gjeopolitike që i solli agresioni rus në Ukrainë, për përshpejtimin e integrimin të Ballkanit Perëndimor në BE u bë çështje prioritare me prioritet të lartë, duke përfshirë forcimin e rezistencës së rajonit ndaj ndikimeve të palëve të treta.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button