Për 285 vende në “Orce Nikolov” kanë aplikuar 337 nxënës me notë mesatare 5.00

Për 285 vende të lira në shkollën e mesme të Shkupit “Orce Nikolov”, në afatin e parë të regjistrimit kanë aplikuar 353 nxënës. Prej tyre, 337 kanë notë mesatare suksesi prej 5.00, dhe pjesa tjetër janë gjithashtu shumë të suksesshme. Kandidatët me sukses shumë të mirë, nuk ka. Në këtë shkollë të mesme deri më tani nuk ka pasur një interesim të tillë, thotë drejtori Mitko Dimovski, i cili shton se me gjasë do të ketë test kualifikues për përzgjedhjen e kandidatëve, sepse jo të gjithë do të mund të pranohen, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Nxënësit kanë aplikuar dhe sot e nesër duhet të sjellin dokumentet për të kontrolluar vërtetësinë e asaj që është futur në sistem. Sot dhe nesër do të kontrollojmë dhe më pas do të dimë nëse do të ketë test kualifikues. Sipas konkursit, ai duhet të mbahet më 20 qershor”, informoi Dimovski.

Lista përfundimtare e kandidatëve të pranuar do të shpallet më 18 qershor në ora 9:00. Interesimi më i madh është për një klasë frëngjisht-maqedonase (dygjuhëshe), si dhe për tre paralele anglisht-maqedonase.

Në shkollën e mesme profesionale “Mihajlo Pupin” interesimi më i madh është në degën e Inxhinierisë Kompjuterike dhe Automatizimit, ku për 136 vende kanë aplikuar 182 nxënës.

“Këtë vit thuajse të gjithë nxënësit janë krejtësisht të shkëlqyeshëm, kurse ka pak me nga një katërshe. Numri në atë drejtim tashmë është plotësuar”, tha Dimitar Gjorgjiev, drejtor i shkollës.

Vende të lira ka në paralelet për energjetikë, elektronikë dhe telekomunikacion dhe në klasën e EVN-së.

Regjistrimet në shkollën e mesme këtë vit për herë të parë u realizuan në mënyrë elektronike. Megjithatë, përveç në mënyrë elektronike, sot dhe nesër nxënësit duhet të sjellin në shkollë edhe dokumentet në letër. Nëse në disa shkolla janë paraqitur për regjistrim më shumë nxënës se sa që ka vende të lira, do të organizohet test kualifikues që do të shërbejë për përzgjedhje. Test të këtillë vitin e kaluar kishte në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr.Pançe Karagjozov”. Nxënësit kishin test nga biologjia dhe kimia në materialet e klasës tetë dhe e nëntë. Pyetjet, përkatësisht testet përgatiten nga punonjës të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button