Kufizime në komunikacionin e Shkupit për nesër dhe pasnesër

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar kufizime në disa pjesë të Shkupit për nesër dhe pasnesër për shkak organizimit të ngjarjeve politike, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak ngjarjes së paralajmëruar nën organizimin e partisë politike, që do të zhvillohet të shtunën në Shkup, prej të premtes në ora 17:00 do të ketë kufizime deri në përfundimin e ngjarjes”, deklarojnë nga Policia, duke kërkuar respektimin e urdhrave të punonjësve policor.

Do të jetë i mbyllur udhëkryqi nga bulevardi “Goce Dellçev” dhe “Ilinden”, deri te kryqëzimi i bulevardit “Ilinden” dhe “Shën Kliment Ohrit”, ndërsa në pjesët tjera do të ketë kufizime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button