Për një muaj në Maqedoninë e Veriut janë dhënë 337 leje ndërtimi për objekte me vlerë rreth 89 milionë euro

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit prill janë dhënë leje ndërtimi për 337 objekte, ndërsa më shumë se gjysma janë për objekte te larta, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit prill të vitit 2022 janë dhënë 337 leje ndërtimi, që është për 44.6 % më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 5 474 500 000 denarë”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që 59 përqind e investitorëve janë persona fizik.

Kjo vlerë e objekteve është për 58.7 përqind më shumë se në prillin e kaluar, ndërsa 199 leje janë dhënë për ndërtime të larta.

Më së shumti leje janë dhënë në Kavardci (30), Ilinden (19), Petrovec (17), Makedonski brod (17), Bervenica (15), etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button