Rama reagon ndaj deklaratës së Bashës: Keni ndërhyrë në Lazarat? Po keni shpëtuar dhe botën nga ngrohja globale

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së bërë mbrëmë nga kreu i opozitës, Lulzim Basha lidhur me Lazaratin. “Kanë ndërhyrë me sukses në Lazarat? Prite kur të na thonë se kanë shpëtuar botën nga ngrohja globale! Çudi si nuk i desh kurrë shumica këta”, ka reaguar Rama në “Twitter”.

Gjatë intervistës dhënë për emisionin “Studio e Hapur” në televizionin News24, kreu i PD-së tha se, si ministër i Brendshëm, ai ka ndërhyrë me sukses të plotë në Lazarat.

“Kemi ndërhyrë dhe me sukses të plotë. Unë me shumë realizëm dua tu them këtu edhe atë që u kam thënë kolegëve tuaj, droga nuk filloi dje. Përmasat e këtij problemi sot janë të pa krahasueshme. Kjo qeveri është bërë palë me symbylljen dhe syshkeljen me trafikantët. Kjo qeveri nuk ka as vullnetin politik dhe as rezultate në luftën kundër drogës. Gjatë nëntorit ka filluar të kultivohet një farë e veçantë drogë që në 35 ditë arrin maturimin total. U hoqën vizat se ne angazhuam komunitetin në Lazarat kundër kultivimi të drogës. Morëm masat për të parandaluar kultivimin. Ndryshimi është që gjatë qeverisjes sonë u konstatua se kultivimi i drogës në tërësi ishte në minimumin historik, për shkak të luftës kundër trafikimit”, tha Basha.

Lajme të ngjashme

Back to top button