Serbi, u evakuua selia e MPJ-së pas një alarmi për bombë

Selia e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë në Beograd është evakuuar për shkak të një alarmi për bombë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetarit të AA-së, raportimi për bombën erdhi pas takimit dhe deklaratës për media të ministrave të Punëve të Jashtme të Türkiyes (Turqisë), Mevlüt Çavuşoğlu dhe atij të Serbisë, Nikolla Selakoviç.

Pas largimit të delegacioneve ndërtesa e Ministrisë së Jashtme të Serbisë është evakuuar.

Më herët, njoftime për mjete shpërthyese të vendosura janë pranuar sot në mëngjes nga disa shkolla në të gjithë Serbinë “nga zonat e administratave të shkollave në Valevë, Kralevë, Beograd, Nish, Pozharevc, Zajeçar, Uzhicë, Jagodinë, Çacak, Krushevc, Zrenjanin“, njoftoi Ministria e Arsimit e Serbisë.

Sipas procedurës së vendosur paraprakisht, objektet janë evakuuar, ndërsa nxënësit do të kthehen në mësim pasi ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të bëjnë inspektimin e objekteve dhe pasi të konstatohet se objektet janë të sigurta, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button