Osmani: BDI nuk heq dorë nga ndryshimet kushtetuese

BDI nuk heq dorë nga ndryshimet kushtetuese me çka presidenti i ardhshëm do të zgjidhje drejtpërdrejtë nga Parlamenti. Në këtë edhe një herë ka rikujtuar zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani në një bisedë për Televizionin “24vesti”.

“Nuk reterojmë nga ideja për ndryshime kushtetuese që presidenti të zgjidhet në Parlament, pasi këtë na e kërkojnë 90 përqind e elektoratit që i dhënë besimin partisë sonë”, ka thënë Osmani.

Ai nuk mund të prejudikoj se si do të jetë përgjigja e mandatarit Nikolla Gruevski lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe se nuk do të komentojë derisa nuk përfundojnë bisedimet e grupeve të punës mes dy partive.

Sipas tij, resorët janë pjesë e tretë e negociatave në bisedimet me VMRO-në dhe se Qeveria çdoherë bëhet mes fituesve nga pala maqedonase dhe ajo shqiptare.

“Kjo buron nga koncepti i MO-së në 2001 dhe ndryshimet kushtetuese të bëra më 2002. Çdo alternativë tjetër e këtij koncepti është kthim para 2001 dhe hapet Kutia e Pandorës me çka shqiptarët detyrohen të kërkojnë zgjidhje të reja, pasi nëse nuk respektohet vota e tyre, atëherë përse shqiptarët organizohen në zgjedhje?

Atëherë MO-ja bie në ujë dhe them se çfarë mund të jenë hapat tjerë, nëse nuk respektohet vullneti i shqiptarëve?! Qeveria do të ishte jolegjitime nëse BDI nuk ishte pjesë e saj.

Atë që e përjashtoni e keni kundër vetes dhe është mënyrë e thjeshtë e funksionimit. Zgjedhjet janë marrëveshje mes qytetarëve dhe partisë politike që të mbrohen interesat e qytetarit”, ka theksuar Osmani, duke shtuar se BDI në asnjë mënyrë nuk ka shfaqur frikë nëse PDSH do ishte pjesë e qeverisë, pasi ajo qeveri nuk do kishte legjitimitetin dhe nuk do ishte funksionale.

“Përse nuk bëhet pyetja se pse VMRO hyri në qeveri me BDI-në, por sa herë parashtrohet intenca se BDI hyn në qeveri më VMRO-në? Qytetari e tha atë se kush do t’i përfaqësojë në të ardhmen, VMRO ka 55 përqind nga votat e maqedonasve, BDI 64 nga shqiptarët që kanë dhënë votën për ta dhe kush ka të drejtën përveç sovranit që t’i përfaqësojë në të ardhmen”, ka vijuar Osmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button