Bill Gates: Kriptomonedhat bazohen në teorinë e “budallait më të madh”

Mos e llogaritni Bill Gates si një adhurues të kriptomonedhave dhe NFT-ve. Ai në disa deklarata më parë ka thënë që dyshon në punën e krypto-s. Sipas tij këto investime nuk duhet të ndiqen nga investitorët mesatar, shkruan CNN, shkruan Portalb.mk.

“Këto tendenca të aseteve digjitale janë “100% të bazuara në teorinë e budallait më të madh”, tha bashkë-themeluesi i Microsoft të martën në një konferencë TechCrunch, duke iu referuar nocionit se investitorët mund të fitojnë para në asete të pavlera ose të mbivlerësuara për sa kohë që njerëzit janë të gatshëm t’i ofrojnë dhe paguajnë.

Gates shtoi se ai nuk i përdor kriptomonedhat. Në vend të kësaj, Gates tha se ai preferon investimin e modelit të vjetër sepse ai i duket më i sigurt.

“Unë jam mësuar me klasat e aseteve, si një fermë ku ka prodhim, ose si një kompani ku prodhohen produkte” tha ai.

Komentet e tij vijnë teksa vlera e bitcoin dhe kriptovalutave tjera po ulet. Bitcoin arriti nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 69,000 dollarë në nëntor 2021. Që atëherë, kriptomonedha më e vlefshme në botë ka humbur dy të tretat e vlerës së saj, duke rënë, sot në rreth 21,000 dollarë. Ajo ka humbur rreth 25% të vlerës së saj që nga e premtja.

Crypto Exchange Coinbase njoftoi se po pushon nga puna 18% të punonjësve të saj pasi tregu i monedhës digjitale vazhdon të shkërmoqet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button