fbpx

Qeveria përgatitet për vërshime, nuk ka apel për qytetarët

Shkupi përgatitet për tu mbrojtur nga vërshimet evenuale që mund të ndodhin, pas të reshurave të shiut që janë paralajmëruar për ditët në vazhdim.

Thasë të mbushur me rërë janë vendosur në hyrje të garazheve të qeverisë, në garazhet e ndërtesës së Prokurorisë publike, në Muzeun e vjetër dhe në qendër të qytetit në afërsi të ndërtesës së Telekomit dhe T-mobilit.

Për cfardo rasti në afërsi të këtyre godinave është shkarkuar një sasi e rërës që mund të përdoret nëse do të ketë nevojë.

Edhe pse vërshimet e para disa ditëve në qytetin e Shkupit tani më duken të haruara mbetet e paqartë se pse pa asnjë apel nga Drejtoria për siguri dhe shpëtim ndërmeren masa të tilla për mbrojtjen e këtyre objekteve nga vërshimet eventuale.

prognozët parashikojnë që në 24 orët e ardhëshme pritet përkeqësim i motit.

Lajme të ngjashme

Back to top button