Macron, Scholz dhe Dragi shkruan me tren në Kiev, përkundër kritikave se nuk e mbështetën mjaftueshëm Ukrainën

Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi mbërritën në Kiev pasi udhëtuan së bashku me tren për të treguar mbështetjen e tyre për Ukrainën. Vizita, e cila është organizuar prej javësh, synon të kapërcejë kritikat e Kievit për reagimin e tyre ndaj luftës, transmeton Portalb.mk.

“Ky është një moment i rëndësishëm. Me këtë ne u dërgojmë mesazh uniteti ukrainasve”, tha Macron pas mbërritjes në Kiev.

Të pyetur se pse  vizita po ndodh tani, Pallati Elysee tha se kishin arritur në përfundimin se ishte më mirë ta zhvillonin atë përpara samitit të BE-së, të planifikuar për 23 dhe 24 qershor, për të diskutuar kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në bllok. Pritet që Komisioni Evropian nesër të sjellë rekomandim për t’i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit.

“Duhet të gjendet një balans midis aspiratave natyrore të Ukrainës për t’u bashkuar me BE-në dhe vëmendjes ndaj të gjitha atyre vendeve që tashmë kanë statusin e kandidatit dhe kanë ngecur në procesin e negociatave,” tha Pallati Elysee.

Gjatë vizitës së djeshme në Rumani, Macron tha se ishte koha që Evropa të sigurojë Ukrainën për ambiciet e saj evropiane.

“Ndodhemi në një pikë ku, si evropianë, duhet t’i dërgojmë sinjale të qarta politike Ukrainës dhe ukrainasve teksa luftojnë kaq heroikisht”, tha ai.

Kievi akuzoi Francën, Gjermaninë dhe, në një masë më të vogël, Italinë se janë të ngadalta në mbështetjen e Ukrainës, veçanërisht në dërgesat e armëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button