Kryesuesi i OSBE-së dhe presidenti slloven në “Forumin e Prespës”: Diskutim për ngjarjet e sigurisë dhe eurointegrimet

Në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog 2022, sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim me kryesuesin e sivjetshëm të OSBE-së, Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Zbigniew Rau.

Maqedonia e Veriut dhe Polonia, së bashku me Suedinë, si pjesë e Treshes kryesuese me OSBE-në, kanë bashkëpunim aktiv në kuadër të këtij formati.

Në takimin e sotëm u diskutua për ngjarjet e sigurisë në dritën e agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe për sfidat me të cilat përballet kryesuesi në zbatimin e agjendës së OSBE-së.

Ministri Osmani e rikonfirmoi mbështetjen e presidentit polak për angazhimin aktiv në menaxhimin e krizës, duke u mbështetur në resurset dhe mekanizmat e disponueshme të OSBE-së. Njëherazi, i përshëndeti përpjekjet për avancimin e agjendës dhe aktiviteteve në kuadër të Organizatës dhe theksoi se përvojat e Polonisë dhe leksionet e marra si kryesuese, në kushte jashtëzakonisht komplekse, do të jenë shumë të dobishme për misionin tonë në vitin 2023.

“Veprimi ynë i përbashkët në kuadër të treshes kryesuese i jep kontinuitet punës së OSBE-së dhe paraqet vlerë shtesë në respektimin e parimeve dhe vlerave themelore të Organizatës”, theksoi Osmani.

Nga 1 janari 2023, Maqedonia e Veriut e merr kryesimin me këtë organizate më të madhe rajonale të sigurisë.

Gjithashtu, në kuadër të Forumit të Prespës, presidenti Stevo Pendarovski sot në “Villa Biljana” në Ohër ka takuar presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale pa çështje të hapura, të bazuara në miqësinë tradicionale, e cila këtë vit u shënua solemnisht me rastin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovenisë.

“Presidenti Pendarovski e përshëndeti formimin e qeverisë së re sllovene, duke theksuar bindjen se aleanca e fortë strategjike, partneriteti dhe bashkëpunimi afatgjatë konstruktiv mes dy vendeve do të vazhdojnë. Ai falënderoi Slloveninë për mbështetjen e vazhdueshme dypalëshe, rajonale dhe shumëpalëshe, veçanërisht me zë të lartë gjatë presidencës sllovene të Këshillit të BE-së. Prioriteti i çështjes së integrimeve evropiane të rajonit është vazhdimisht në agjendën e politikës së jashtme sllovene, tha presidenti Pendarovski”, theksohet në kumtesë.

Ballkani Perëndimor është pjesë e arkitekturës së re të sigurisë së Evropës, tha Osmani në hapjen e “Forumit të Prespës për Dialog”

Në brifingun për mediat, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani e prezantoi edicionin e dytë të Forumit të Prespës për Dialog, i cili organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe nën patronazhin e presidentit, Stevo Pendarovski.

Tema kryesore e Forumit të Prespës për Dialog të këtij viti është “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore evropiane të sigurisë”, që ka për qëllim t’i pasqyrojë sfidat aktuale të politikës së jashtme, por dhe kërcënimet bashkëkohore të sigurisë me të cilat përballemi. Tema është në linjë me fenomenin e ri të sigurisë, i cili rrënjësisht ka tronditur rendin që siguronte siguri të qëndrueshme dhe stabilitet afatgjatë.

“Ballkani Perëndimor në mënyrë të pashmangshme është pjesë e kësaj arkitekture të re të marrëdhënieve ndërkombëtare, veçanërisht në aspekt të arkitekturës së re të sigurisë së Evropës. Aktualisht, kjo është tema më e rëndësishme për ne, por edhe çështje sigurie që është në krye të agjendës edhe te partnerët tanë në pjesën tjetër të Evropës, ndërsa në ndërtimin e të ardhmes së Ballkanit Perëndimor si pjesë e arkitekturës evropiane të sigurisë, vend qendror zë perspektiva evropiane dhe euroatlantike e rajonit”, tha Osmani.

Njëherazi, tema të rëndësishme për tu diskutuar në PFD e sivjetme do të jenë: ndërtimi i një mjedisi të qëndrueshëm të sigurisë; forcimi i partneriteteve strategjike; bashkëpunimi ekonomik, agjenda e gjelbër, ndryshimet dhe ndikimet klimatike, roli i grave dhe të rinjve në rrjedhat sociale, etj. që do të trajtohen në shumë panele nga pjesëmarrës me renome.

Ministri Osmani theksoi se rëndësia e PFD-së konfirmohet me pjesëmarrjen e presidentëve nga rajoni, përfshirë Borut Pahor nga Sllovenia, Zoran Milanoviq nga Kroacia, Vjosa Osmani nga Kosova, Millo Gjukanoviq nga Mali i Zi, por edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq.

Gjithashtu, sfidat bashkëkohore me të cilat përballet rajoni dhe Evropa do të trajtohen nga një sërë ministrash të punëve të jashtme, si Alexander Schallenberg nga Austria, Nikos Dendias nga Greqia, Grliq Radman nga Kroacia, Ivan Korçok nga Sllovakia, Zbigniew Rau nga Polonia, Mevlut Çavushoglu nga Turqia, Imzot, Paul Richard Gallagher, Sekretar i Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet e të tjerë. Po ashtu, në forum do të marrin pjesë përfaqësues të shquar të organizatave ndërkombëtare si Nënsekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për Çështjet Politike – Rosemary Di Carlo, Sekretarja e Përgjithshme aktuale e OSBE-së Helga Schmid, etj.

Njëherazi, Osmani theksoi se është veçanërisht e rëndësishme që PFD-ja e sivjetshme për herë të parë do të bashkojë pesë të dërguarit specialë për Ballkanin Perëndimor nga ShBA-ja, BE-ja, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Austria: Zëvendësndihmës sekretarin e Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Eskobar, më pas Miroslav Lajçak

Bujar Osmani, “Forumi i Prespës për Dialog”, foto:: MPJ
Bujar Osmani, “Forumi i Prespës për Dialog”, foto:: MPJ

, Sir Stuart Peach, Manuel Saracin dhe Johannes Eigner, të cilët do të kenë një takim të veçantë me përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor ku do të shqyrtohen perspektivat evropiane dhe euroatlantike të rajonit në periudhën e në vijim, por do të diskutohet edhe për nismën rajonale B6 të iniciuar nga ne në PFD e mbajtur vitin e kaluar.

 

“Organizimi i suksesshëm i Forumit të Prespës për Dialog, i cili njëherit përkon edhe me katër vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, konfirmoi synimin tonë të vendosur vitin e kaluar për t’u shndërruar në brend të dëshmuar dhe platformë të rregullt për ndërtimin e urave, kulturave, miqësisë dhe besimit, pajtimin e popujve, afrimin dhe tejkalimin e stereotipeve. “Maqedonia e Veriut e ka konfirmuar vendin e saj në hartën e bashkësisë ndërkombëtare si një partner serioz nga i cili dalin iniciativa pozitive dhe edhe një herë ka arritur të dëshmojë veten si një aleat i rëndësishëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për kontributin në marrëdhëniet ndërkombëtare”, përfundoi Osmani.

LEXO: Mishel në takim me krerët e RMV-së: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE çështje me prioritet të lartë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button