Ministrat e mbrojtjes të NATO-s flasin për armatimin e Ukrainës

Perëndimi duhet të shtojë furnizimin me armë për Ukrainën dhe të angazhohet për të ndihmuar luftën ushtarake të vendit, tha më 15 qershor Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin. Austin kryesoi një takim në Bruksel prej pothuajse pesëdhjetë vendesh, të angazhuar për të mbështetur Ukrainën për të marrë parasysh se çfarë mund të bëhet më shumë, shkruan REL.

Ai u bëri thirrje më shumë se 45 vendeve pjesëmarrëse të tregojnë “vendosje të palëkundur për t’i ofruar Ukrainës urgjentisht ndihmën që i duhen për t’u mbrojtur”.

“Ne duhet të forcojmë angazhimin tonë të përbashkët për vetëmbrojtjen e Ukrainës dhe duhet të punojmë edhe më shumë për të siguruar që Ukraina të mund të mbrojë veten, qytetarët dhe territorin e saj”, tha ai.

Takimi u mbajt në ditën e hapjes së një takimi dy-ditor të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në selinë e aleancës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, më 14 qershor, bëri thirrje për dërgesa më të mëdha dhe më të shpejta të armëve perëndimore, veçanërisht sistemeve të mbrojtjes kundër raketave.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Alexei Reznikov, i cili mori pjesë në këtë takim në Bruksel të thirrur nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, tha se ai është mirënjohës për të gjithë ndihmën ushtarake që kombet tashmë i kanë dhënë ose premtuar Ukrainës.

Takimi zyrtar i NATO-s duhet të fillojë në mbrëmjen e 15 qershorit, në të cilin ministrat do të diskutojnë kërkesat e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.

“Aleatët janë të përkushtuar të vazhdojnë të ofrojnë pajisjet ushtarake që i duhen Ukrainës për të fituar, duke përfshirë armë të rënda dhe sisteme me rreze të gjatë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se liderët e aleancës do të takohen në Bruksel më 15 qershor për të koordinuar mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën.

Ukraina ka marrë vetëm 10 për qind të armëve që ka kërkuar nga Perëndimi për të ndihmuar në luftimin e pushtimit rus, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes në Ukrainë, Anna Malyar, më 14 qershor.

“Pavarësisht se sa përpjekje bën Ukraina, sado profesioniste të jetë ushtria jonë, pa ndihmën e partnerëve Perëndimorë, ne nuk do të jemi në gjendje ta fitojmë këtë luftë”, tha ajo.

Ukraina ndodhet nën pushtimin e Rusisë qysh më 24 shkurt. Aktualisht, luftimet janë të përqendruara në pjesën lindore të këtij vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button