fbpx

Format i ri i Champions League në vitin 2024

Jo vetëm formati i ri i Champions League. Duke filluar nga viti 2024, UEFA do të ndryshojë edhe aktivitete të tjera të saj, duke nisur me një turne hapës që pritet të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara përpara fillimit të edicionit të ri të Champions League, me pjesëmarrjen e fituesit të vitit të kaluar dhe të tre klubeve të tjera më të mira, raporton Klan.

Ky kompeticion i ri nuk duhet të zëvendësojë finalen e Superkupës së Europës, por do të ketë të tjerë ekipet që do të përballen duke rritur kështu konkurrencën.

UEFA, shkruan L’Equipe, do të ndryshojë skuadrat pjesëmarrëse, duke u fokusuar sërish te fituesi i Europa League, por që do të luajë me atë të Conference League.

Lajmi u zbulua nga tenderi për të drejtat televizive për garat e klubeve të UEFA-s për vitet 2024-2027, e nisur tashmë në Angli dhe Francë. Këto ndryshime pritet të sjellin edhe më shumë të ardhura financiare për organizmin europian të futbollit, për rrjedhojë edhe për klubet pjesëmarrëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button