Në Maqedoninë e Veriut është rritur numri i vdekjeve, gratë janë më jetëgjata

Në Maqedonijë e Veriut gjatë vitit 2021 ka pasur më shumë vdekje se në vitin paraprak, ndërsa gjinia femërore jetojnë më gjatë, transmeton Portalb.mk.

“Numri i personave të vdekur është rritur për 10.7% krahasuar me vitin paraprak, 28 516 persona të vdekur”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Mosha mesatare e meshkujve që kanë ndërruar jetë është 71.6 vjeç, ndërsa gjinia mashkullore me mesatare 75.2 vjeç.

“Shkaqet kryesor të vdekjeve vijnë nga sistemi cirkular, sipas MKB-10 (shifra 100-199), edhe atë në 35.9% të rasteve nga numri i përgjithshëm i të vdekurve, pastaj rastet ku shkak I vdekjeve paraqitet COVID-19 (shifra U07) me 20.6%, neoplazmat (shifra C00-d48), edhe atë në 13.8%, me 5.8% marrin pjesë rastet ku si shkak për vdekje janë sëmundjet endokrine, nutritive dhe të metabolizmit (shifra E00-E90), ndërsa rastet ku si arsye për vdekje janë sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes (shifra J00-J99) janë të përfaqësuara me 4.2% nga numri i përgjithshëm të të vdekurve”, raporton Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button