“Udhëtimi i Kinemasë evropiane nën qiell të hapur” në Vallandovë, Kërçovë dhe Shtip

Për herë të dytë këtë vit, “Udhëtimi i Kinemasë evropiane nën qiell të hapur” do të prezantojë filma të rinj evropianë me projeksione të hapura para publikut në mbarë vendin, këtë herë duke udhëtuar në Vallandovë, Kërçovë dhe Shtip.

“Udhëtimi i Kinemasë evropiane nën qiell të hapur”  është një shfaqje vjetore e filmave të rinj evropianë të njohur nga kritikët dhe të pëlqyer nga publiku evropian, i cili udhëton në tre qytete të ndryshme anembanë vendit çdo vit.

Ky vit fillon në Vallandovë më 13 dhe 14 qershor para sallës “Janko Uzunov”, pastaj udhëton në Kitino Kalenë piktoreske në Kërçovë më 18 dhe 19 qershor dhe përfundon në Shtip më 24 dhe 24 qershor në skenën verore të Qendrës Rinore.

“Udhëtimi i Kinemasë evropiane nën qiell të hapur”  këtë viti do të  shfaq 6 filma artistikë evropianë – shumë prej tyre janë filma fitues të çmimeve të realizuara vitet e fundit, të cilët pasqyrojnë krijimtarinë dhe diversitetin evropian dhe ofrojnë diçka për çdo shije, si dhe 6 filma të shkurtër maqedonas, disa prej të cilëve janë vlerësuar edhe në festivale të ndryshme të filmit dhe janë vlerësuar nga adhuruesit e filmit.

Projeksionet do të fillojnë në ora 20:30, më pas do të bisedohet me kritikët e njohur të filmit Vllatko Galevski, Zllatko Zeleski dhe Jovana Gjorgjioska dhe mysafirët e tyre, njohës të temave të trajtuara në filma.

Përzgjedhja e sivjetme e filmave artistik përfshin: “LAVKAT”(LOVECUT, Austri), “TURNI” (THE SHIFT, Itali, Belgjikë),  “MARE” (MARE, Zvicër, Kroaci), “SHPRESA” (HOPE, Norvegji, Suedi, Danimarkë), “ATLASI” (ATLAS, Zvicër, Belgjikë, Itali) dhe “DJALI I GJITHËSISË” (SPACE BOY, Belgjikë).

Përzgjedhja e filmave pasqyron tema bashkëkohore që na prekin të gjithë ne, dhe veçanërisht të rinjtë – nga jeta e adoleshencës dhe marrëdhëniet e ndikuar nga interneti te ekstremizmi dhe terrorizmi i dhunshëm, te pjesëmarrja e grave në xhirimin e filmave deri te fëmijët në shkencë, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button