Bekteshi: Çdo amvisëri dhe biznes mund të vendosë fotovoltaikë në çatinë e tyre dhe të shesin rrymë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në konferencë për media bëri të ditur se Ministria e Ekonomisë ka përgatitur ndryshimet në Rregulloren për burimet e rinovueshme të energjisë që u mundëson qytetarëve dhe kompanive që të prodhojnë energji elektrike në kulmet e tyre dhe t’ia shesin atë blerësit dhe shpërndarësit të energjisë elektrike. Këto ndryshime, siç tha ministri Bekteshi, do të hyjnë në fuqi nesër, me publikimin e Rregullores në Gazetën Zyrtare.

“Me Rregulloren për burimet e rinovueshme të energjisë të miratuar nga Ministria e Ekonomisë në përputhje me Ligjin për energjetikë në vitin 2019 prezanton prodhuesit-konsumatorët si pjesëmarrës të rinj në treg. Në përputhje me Rregulloren, konsumator-prodhues është amvisëri, konsumator i vogël, shfrytëzues buxhetor dhe shfrytëzues individual, i cili mund të ndërtojë një impiant për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë, ku energjinë e prodhuar e shfrytëzon për konsum vetjak dhe e transferon tepricën e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Deri më tani, konsumatori-prodhuesi mund të transferojë tepricën e energjisë elektrike të prodhuar në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike nëse, ndër të tjera, nuk furnizohet me energji elektrike nga furnizuesi universal”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Sipas tij, me këto ndryshime do t’i mundësojnë konsumatorit-prodhues të ngrejë një fabrikë prodhimi me kapacitet më të madh të instaluar në mënyrë që të kënaqë plotësisht konsumin e tij dhe njëherësh të vendosë një sasi më të madhe në rrjet, gjë që për kategori të caktuara subjektesh i gjithë koncepti bëhet më tërheqës.

“Kështu, në vend të 4 kW aktuale, propozohet që fuqia e instaluar e impiantit të prodhimit të mos kalojë 6 kW, për amvisëritë dhe në vend të 20 kW aktuale, propozohet që fuqia e instaluar e impiantit të prodhimit të mos kalojë 40 kW, për një konsumator të vogël, shfrytëzues buxhetor dhe shfrytëzues individual”, potencoi ministri Bekteshi,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button