Do të organizohet “reallity show” sipas serialit “Squid Game”

Një prej serialeve më të suksesshme të Netflix-it “Squid Game” do të shndërrohet në një “reality show”. Në këtë lojë ku do të garojnë 456 njerëz për çmimin e madh prej 4.56 milionë dollarësh. Përmbajtja e serialit korano-jugor është e zymtë, emotive dhe politike, transmeton Portalb.mk.

Transmetuesi po e kthen serialin e njohur me interpretimin e një kukulle gjigante vrasëse me sy laser në një “reality show”. Ende nuk ka detaje se si do të jetë përmbajtja e lojës së Squid Game, por sigurisht se nuk do të ketë vrasje të vërteta brenda lojës, ashtu siç ndodh në serial. Kjo lojë garuese do të ofrojë çmimin më të madh të parë në historinë e TV reality show. Ndryshe nga vetë seriali që është në gjuhën koreane, “reality show” do të realizohet në gjuhën angleze, shkruan CNN.

“Squid Game” u bë një fenomen ndërkombëtar me komentet nëpër rrjetet sociale. Drama është në gjuhën koreane dhe ka të bëjë me një botë alternative ku njerëzit në borxhe konkurrojnë në lojërat vdekjeprurëse për të fituar para. Seriali është treguar jashtëzakonisht i popullarizuar.

Netflix këtë javë lajmëroi zyrtarisht se do të ketë sezon të dytë të serialit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button