Pendarovski nesër në Ohër do të presë kreun e Këshillit të Evropës Charles Michel

Kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel nesër do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Mikpritës i tij do të jetë presidenti Stevo Pendarovski, i cili do ta presë në vilën “Biljana” në Ohër, ku do të kenë takim tet-a-tet, ndërsa më pas do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Michel, i cili po zhvillon një mini-turne ballkanik, nga nesër deri më 18 qershor do të jetë mysafir në “Forumin e dytë të Prespës për dialog” që do të mbahet në Ohër, të organizuar nga Qeveria.

Forumin do ta hapë presidenti Pendarovski, ndërsa në seancën e parë të nivelit të lartë, sipas njoftimeve, do të flasin presidentët e Sllovenisë, Borut Pahor, Kroacisë, Zoran Milanoviq, Kosovës, Vjosa Osmani-Kadriu dhe presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq.

Para se të vizitojë vendin, presidenti i BE-së Michel vizitoi Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button