Petrovska sot dhe nesër në takim ministror të NATO-s në Bruksel

Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska sot dhe nesër në Bruksel do të marrë pjesë në takimin dyditor të Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivel të ministrave të mbrojtjes për vendet anëtare të NATO-s, transmeton Portalb.mk.

Petrovska dhe ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s do të diskutojnë dy tema kryesore për Aleancën – parandalimin dhe mbrojtjen, si dhe ndarjen e barrës.

Ministrja do të marrë pjesë edhe në një darkë pune të Ministrave të mbrojtjes të NATO-s dhe BE-së, Finlandës, Suedisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë, në takimin e vendeve anëtare që kontribuojnë në të ashtuquajturën prani e forcuar e Aleancës në Letoni, si dhe në takimin e Kontakt grupit për Ukrainën.

Në selinë e Aleancës, siç njoftuan nga Ministria e Mbrojtjes, Petrovska do të takohet me ndihmës sekretarin e përgjithshëm për investime në mbrojtje Kamil Grand, si dhe do të ketë disa takime bilaterale me ministrat e mbrojtjes të vendeve aleate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button