Dhjetë ditët deri në Samit të shfrytëzohen maksimalisht për zgjidhje me Bullgarinë, kanë porositur Mariçiq në takimin me Varhejin

Në dhjetë ditët para mbajtjes së Samitit të qershorit dhe Konferencës për Ballkan Perëndimor të presidencës francezem zëvendëskryeministri për çështje evropian Bojan Mariçiq në takim me eurokomisarin për zgjerim Oliver Varheji ka porositur se nevojitet që maksimalisht të shfrytëzohet koha për arritje të zgjidhjes evropiane midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, e cila me lidership nga ana e BE-së do të vendosë vulë evropiane në ardhshmërinë e rajonit, njofton Portalb.

Siç informojnë nga Sekretariati për çështje evropiane, Mariçiq ka theksuar se është e fuqishme mbështetja dhe përkushtimi i presidencës franceze për arritje të marrëveshjes dhe zhbllokim të procesit tonë eurointegrues.

Krahas dialogut midis Shkupit dhe Sofjes, ata kanë biseduar edhe për perspektivën evropiane të gjithë Ballkanit Perëndimor, situatën në Ukrainë dhe pasojat nga ajo.

“Me interes kyç për të gjithë është ruajtja e stabilitetit në rajon dhe orientimi ndaj edhe një bashkëpunimi edhe më intensiv midis vendeve-kandidate dhe Unionit”, ka thënë në takim zëvendëskryeministri Mariçiq.

Takimin me Varhejin, zëvendëskryeministri e ka realizuar në kuadër të vizitës së tij dyditore në Bruksel.

Kujtojmë se hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohet nga Bullgaria. Dy vendet raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito. Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button