GROM-i edhe zyrtarisht solli vendim për ndërprerje të koalicionit me VMRO-DPMNE-në

Partia GROM solli edhe zyrtarisht vendim që ta ndërpresë koalicionin me VMRO-DPMNE-në pasi që lideri i saj dhe kryetar i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, para një jave i dha fund bashkëpunimit, njofton Portalb.

Nga partia sot përmes kumtesës informuan se vendimi është sjellë dje në seancë të Këshillit Qendror (KQ) të partisë.

“Pikë për vendosje me rëndësi të posaçme të Këshillit Qendror ishte braktisja e koalicionit me VMRO-DPMNE-në. Pas debatit, Këshilli Qendror solli vendim për shpërbërje të koalicionit me VMRO-DPMNE-në”, thonë nga GROM.

Nga partia shtojnë se kanë vendosur që edhe më tej të veprojnë si opozitë dhe të përgatiten për paraqitje të pavarur në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Për ndërprerjen e bashkëpunimit me partinë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, kryetari i GROM-it informoi para një jave duke akuzuar se si kryetar komune po ballafaqohet me obstruksione, shantazhe dhe fyerje. Për shpërbërje të koalicionit, Jakimovski e akuzoi drejtëpërdrejtë Hristijan Mickoskin.

“Më duhet të them se në VMRO-DPMNE-në kam njerëz dhe miq të dashur, më vjen keq dhe u kërkojë falje anëtarëve të VMRO-DPMNE-së të cilët sinqerisht më kanë mbështetur në fushatën zgjedhore dhe absolutisht kam respekt ndaj asaj që ata më kanë mbështetur dhe gjithçka që kemi dakorduar dhe çdo obligim që e kam ndaj anëtarëve të VMRO-DPMNE-së do të respektohet dhe askujt në Komunën e Karposhit nuk do t’i mungojë ‘asnjë qime flokësh’, siç nuk i mungon askujt nga LSDM-ja pse nga ndonjë parti tjetër politike”, tha Jakimovski.

Duke folur për atë se për çfarë obstruksione dhe presione bëhet fjalë, ai atëherë theksoi se vazhdimisht janë dërguar kërcënime ndaj afaristëve nga Karposhi për atë se do të ndërrohen kur në pushtet do të vijë VMRO-DPMNE-ja.

VMRO-DPMNE ka reaguar duke llogaritur që ky koalicion vjen si rezultat i përpjekjes së kryetarit për të betonuar hapësirat e gjelbra të kësaj komune. Prishja e koalicionit, sipas tyre, ka prapavije interesat e bizneseve, duke saktësuar së fundmi ndërtimin e 7 objekteve të reja në Zllokuqan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button