Për 4 muaj deficiti buxhetor ka arritur deri në 200 milion euro

Të dhënat më të reja të Ministrisë së Financave tregojnë se për katër muaj deficiti buxhetar ka arritur deri ne 200 miolin euro.

Në katër muajit e parë të këtij viti qeveria ka harxhuar 67.3 për qind të deficitit buxhetor të lejuar.

Këto ditë edhe Banka Botërore ka potecuar se është me rëndësi që qeveria t’i përmbahet deficitit buxhetor prej 3.5 për qind të prodhimit bruto vendor.

“Në Maqedoni qeveria ka harxhuar në kaurtelin e parë 61 për qind të deficitit buxhetor për vitin 2014”, është potencuar në raportin e Bankës Botërore.

Nga ana tjetër të ardhurat e përgjithshme në muajn prill kanë arritur 215.3 milion euro. Nga TVSH-ja në po të njëjtin muaj në arkën shtetrore kanë hyrë 60.2 milion euro, 22.2 milion euro nga akcizat, ndërsa nga taksat administrative dhe gjobat 2.4 milion euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button