Nesër fillon edicioni i dhjetë i Festivalit të Filmit WOFF në Tetovë (VIDEO)

Festivali i Filmit “Watch Out” organizuar nga Qendra LOJA në Tetovë mbushi një dekadë. Edicioni i dhjetë fillon nga dita e nesërme dhe do të zgjas deri ditën e shtunë. Adhuruesit e filmave do të kenë mundësinë që në këtë periudhë nga ora 20 çdo ditë, pa pagesë të shohin filmat në qiell të hapur në hapësirat e Muzeut të Partisë Komuniste. Në rast të shiut projeksionet do të organizohen në hapësirat e Qendrës LOJA, transmeton Portalb.mk.

Festivali do të hapet me një film të shkurtë në lidhje me situatën që po ndodh në Ukrainë, kështu njoftoi drejtori i Qendrës LOJA, Bujar Luma.

“Ky edicion i 10-të i festivalit synon të sjellë kulturën më pranë qytetarëve dhe të transformojë shoqërinë përmes magjisë së kinemasë. WOFF për 10 vjet sjellë shpresë, optimizëm, kurajo dhe ringjall vendet e braktisura të Tetovës. Festivali i këtij viti do ta kthejë LOJA-n tek rrënjët e saj duke krijuar një hapësirë të sigurt nga fatkeqësitë e vazhdueshme në mbarë botën”, tha Luma duke shtuar se nuk janë munduar të përgatisin diçka speciale për këtë jubile, pasi sipas tyre punojnë që çdo vit të jetë më i mirë se vitet paraprake.

Watch Out Film Festival- edicioni i dhjetë, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Watch Out Film Festival- edicioni i dhjetë, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Vullnetarja franceze, Florence Dhennoeulin njoftoi se në këtë edicion jubilar kanë aplikuar 564 filma nga 59 vende dhe 6 kontinente.

“Ky numër filmash i ka lejuar grupit para-përzgjedhës dhe jurisë të krijonin një program shumë të larmishëm. Filamat kanë të bëjnë e me histori të grave dhe jetët e tyre, pasi kjo është një temë e rëndësishme.”, tha Dhennoeulin duke njoftuar fituesit e përzgjedhur nga juria profesionale si më poshtë:

  1. Kategoria e Filmit Dokumentar – Pablo de la Chica nga Spanja me filmin e quajtur MAMA.
  2. Kategoria e Filmit Eksperimental dhe të Animuar – Shakila Samavati nga Irani me filmin DOLL STORY, dhe
  3. Kategoria e Filmi me metrazh të shkurtër – Nuria Muñoz-Ortín & Eva Libertad nga Spanja me filmin SORDA (DEAF)

This slideshow requires JavaScript.

Në kuadër të festivalit, trajnuesi gjerman Christoph Grafinger do të mbajë punëtori, në lidhje me Media Literacy me fokus në lajmet e rreme. Gjatë punëtorisë do të diskutohet lidhja midis metodave artistike se si atom und të jenë një formë e mire e aktivizmit. Punëtoria do jetë e hapur për studentët dhe vullnetarët e festivalit.

Tetovo Film Festival është festival ndërkombëtar, i njëjti organizohet nga Qendra LOJA, me mbështetje të Goethe-Institut – Shkup dhe disa segmente të festivalit mbështeten nga Kurve Wustrow. Festivali realizohet pa përkrahje të autoriteteve lokale dhe atyre qendrore. Drejtori Luma njoftoi se vitin e ardhshëm planifikohet që festivali të zgjerohet në Kosovë dhe Shqipëri, por nuk ka ende diçka konkrete në këtë drejtim, pasi për ato rrëndësi ka kualiteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button