Bastisje në 25 qelia të Burgut të Idrizovës: Janë gjetur armë të ftohta, drogë, telefona…

Sot, zyrtarët policor të Sektorit për Shkatërrim të Krimit të Organizuar dhe Serioz, Sektorit të Policisë Kriminalistike dhe Sektorit për Operacione Speciale Policore – Njësiti për Intervenim të Shpejtë dhe SPB Shkup në koordinim me prokurorin përkatës të PTHP Shkup dhe e Drejtorinë për Zbatimin e Sanksioneve ka kryer aksion të koordinuar policor në një lokacion në Shkup, njofton Portalb.mk.

“Gjatë kryerjes së bastisjes në Burgun e Idrizovës, me qëllim të gjetjes së materialeve të palejueshme ose mjeteve të ndaluara te personat e dënuar të cilët janë duke e mbajtur dënimin me burg, por edhe si rezultat i përforcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, në drejtim të veprimit parandalues dhe parandalimit të kryerjes së veprave penale në institucionet ndëshkuese-korrektuese”, informojnë nga MPB.

Zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiq-Talevska, informoi se pas marrjes së urdhrit nga gjykatësi i procedurës paraprake është kryer bastisje në 25 qeli të Burgut të Idrizovës.

“Gjatë bastisjes janë gjetur: një shumë e madhe parash nga sa është e lejuar që të dënuarit të posedojnë në valuta të ndryshme, mbi 50-të telefona celular, pajisje kompjuterike, 37 thika dhe më shumë mjete të mprehta, drogë në gjendje pluhuri dhe të lëngshme dhe tableta, mjete tjera për të cilat ekziston dyshim se janë të lidhura me veprat penale”, theksoi Pranjiq-Talevska.

Një pjesë e mjeteve të gjetura janë marrë për procedurë të mëtutjeshme nga ana e Sektorit për Shkatërrim të Krimit të Organizuar dhe Serioz, derisa mjetet tjera janë dorëzuar te shërbimet e burgut për procedurë të mëtutjeshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button