RMV, u vendosën marzha tregtare, për bukën, sheqerin, vajin, miellin, makaronat, orizin, qumështin dhe vezët

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme mori vendim për përcaktimin e marzhës më të lartë tregtare të produkteve themelore ushqimore në tregtinë më shumicë dhe me pakicë, bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Në konsultim me komunitetin e biznesit dhe në koordinim me institucionet kompetente morëm Vendim me të cilën duke filluar nga nesër, deri më 30 shtator të vitit 2022 për bukë të bardhë – të prerë në rriska ose të plotë, sheqer të bardhë, si dhe vaj luledielli për ushqim (pa vaj të ftohtë të kulluar) përcaktohet marzha tregtare në lartësi prej 5% në tregtinë me shumicë dhe deri 5% në tregtinë me pakicë. Për miell nga gruri – tip 400 dhe tip 500, makarona dhe spageta nga gruri i fortë, orizi i bardhë dhe qumështi i përhershëm i lopës me yndyrshmëri nga 2,8%, 3,2% dhe 3,5% dhe dhe vezët e pulës për të gjitha shoqëritë tregtare dhe tregtarët individ të cilët marrin pjesë në zinxhirin tregtar përcaktohet marzha tregtare në lartësi deri 10% në tregtinë me shumicë dhe deri 10%  në tregtinë me pakicë”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ministri Bekteshi gjithashtu informoi se sipas Vendimit për këto produkte nuk do të llogariten kostot operative dhe nuk miratohen zbritje apo tarifa të cilat shitësi me pakicë i ngarkon shitësit me shumicë për reklamimin dhe ekspozimin e mallrave në rafte.

“Me këtë Vendim kufizohet rritja e çmimeve në periudhën e ardhshme përmes përcaktimit të lartësisë së marzhës tregtare që duhet të ndikojë në rritjen e çmimeve me pakicë të produkteve themelore ushqimore. Në këtë mënyrë, rritja eventuale e çmimeve në tregtinë me shumicë dhe tregtinë me pakicë do të shkaktohet nga rritja e çmimeve të importit dhe të bursës, si dhe rritja e shpenzimeve prodhuese”, potencoi ministri Bekteshi.

Sipas Vendimit, siç tha ministri Bekteshi, propozohet që rabati dhe kompensimi të mos aprovohen deri më 31 dhjetor të vitit 2022.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button