BE nënshkroi marrëveshje për shpërndarjen e 110 mijë dozave të vaksinës për linë e majmunëve

Komisioni Evropian nënshkroi të martën një marrëveshje me kompaninë farmaceutike daneze, “Bavarian Nordic” për mbi 110,000 doza vaksinash për të luftuar shpërthimin e vazhdueshëm të lisë së majmunëve, transmeton REL.

Ndryshe nga vaksinat e COVID-19, të cilat u kontraktuan nga Komisioni Evropian, por paguheshin individualisht nga vendet e BE-së, kontrata mbi vaksinat për linë e majmunëve do të financohet fillimisht nga buxheti i përbashkët i BE-së.

Kjo është hera e parë që buxheti i BE-së po përdoret për të blerë vaksina në mënyrë që të mund të shpërndahen sa më shpejt në vendet anëtare.

Që nga 18 maji I këtij viti, rreth 900 raste të lisë së majmunëve janë raportuar në 19 vende të BE-së, në Norvegji dhe Islandë.

Dërgesat e para të dozave do të fillojnë në fund të qershorit, në ato vende që kanë më shumë nevojë.

Lija e majmunit është një virus që e ka origjinën tek kafshët e egra, si brejtësit dhe primatët, dhe që ndonjëherë kalon edhe tek njerëzit. I përket të njëjtës familje virusësh të lisë.

Infektimi i parë tek njeriu ndodhi në vitin 1970 tek një djalë në një zonë të largët të Kongos. Në vitin 2003, 47 persona në gjashtë shtete amerikane u infektuan nga qentë e egër që jetonin pranë disa gjitarëve të vegjël të importuar nga Gana. OBSH-ja vlerëson se tashmë ka mijëra raste të tilla në vit kryesisht në vende afrikane dhe se kjo sëmundje mund të rezultojë fatale për 1 në 10 persona.

Shumica e pacientëve të infektuar me linë e majmunit kanë vetëm temperaturë, dhimbje në trup, ethe dhe lodhje.

Njerëzit e sëmurur më rëndë mund të kenë irritim të lëkurës në fytyrë dhe duar që mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button