fbpx

LSM thirri sektorin publik në grevë më 22 qershor, afati për plotësimin e kërkesave është 21 qershori

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) thërret dhe inicon grevë më 22 qershor me qëllim të mbrojtjes së të drejtave ekonomike dhe sociale të anëtarëve dhe të punësuarve në sektorin publik nga marrëdhënia e punës. Siç kanë njoftuar nga LSM, afati për plotësimin e kërkesave të tyre është 21 qershori i këtij viti, transmeton Portalb.mk.

LSM sqaron se greva organizohet me qëllim të mbrojtjes së të drejtave ekonomike dhe sociale dhe plotësimit të kushteve të mëposhtme të punësimit – lidhja e kontratës së përgjithshme kolektive për sektorin publik me rritje të përcaktuar të pagave të punonjësve të sektorit publik për 2.806 denarë në shumën neto, sipas rritjen e pagës minimale të botuar në Gazetën Zyrtare të datës 24 shkurt 2022 dhe të drejtën e përcaktuar për pushim vjetor në masën 30 deri në 100 për qind të bazës.

Vendimi për thirrjen dhe fillimin e grevës së bashku me shpalljen me shkrim për grevë i është dorëzuar Qeverisë, Kuvendit dhe kryetarëve të komunave për të shpallur grevë me shkrim në përputhje me Ligjin për marrëdhëniet pune.

Sipas vendimit, të punësuarit në sektorin publik do të dalin në grevë më 22 qershor, ndërsa do të qëndrojnë në grevë në vendet e tyre të punës. Nuk përjashtohet mundësia që greva të zhvillohet përmes shprehjes së formave të ndryshme të pakënaqësisë së punëtorëve dhe presionit sindikal.

Kujtojmë se Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë qysh më 29 qershor Qeverisë dhe Kryeministrit i ka dorëzuar një projekt-marrëveshje të përgjithshme kolektive për sektorin publik, ndërsa Qeveria, Kabinetin e kreut të Qeverisë së RMV-së, jemi njoftuar se për të realizuar përpjekjet tona, shkresa me propozimi i dorëzohet MPPS-së për veprime të mëtutjeshme kompetente. Edhe pse janë mbajtur disa takime lidhur me propozimin e LSM-së për Marrëveshje të re të Përgjithshme Kolektive për sektorin publik, nuk është përmbyllur”, thuhet në LSM.

LSM konsideron se nëse ribalanci i buxhetit kalohet pa siguruar mjete për rritjen e pagave në sektorin publik, nuk do të mund të veprohet në përputhje me ligjin dhe nuk do të ketë mjete për rregullimin e pagave të punonjësve të sektorit publik nga 1 korriku siç është kërkesa e LSM-së, e as në afatin ligjor për harmonizimin e pagave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button