RMV, rastet me kovid në vjeshtë mund të rriten, por situata nuk do jetë dramatike

Virusi nuk është zhdukur, prandaj në vjeshtë pritet që numri i të infektuarve me kovid-19 të rritet, por nuk pritet të jetë dramatik. Ky është qëndrimi i mjekëve që Meta.mk pyeti se cilat janë parashikimet për vjeshtën me pandeminë që tashmë është shuar. Kemi rreth maksimum deri në gjashtëdhjetë raste në ditë, që është numër dukshëm i ulët, por megjithatë, kjo pasqyrë është shumë e sigurt që do të ndryshojë sapo të ftohet, transmeton Portalb.mk.

Epidemiologu dr. Aleksandar Stojanov konsideron se megjithatë duhet të ketë dozë të katërt të vaksinës për grupet e rrezikuara.

“Kovidi nuk është çrrënjosur. Kemi disa dhjetëra raste në ditë, por fatmirësisht nuk ka të vdekur. Në fillim kur kishim këto shifra 50 në ditë, kapnim me duar kokën, por tani nuk është kështu. Vaksinat kanë bërë punë të mirë, por kemi edhe imunitet kolektiv”, tha Stojanov.

Ai shpjegon se për kovidin nuk vlen sezona, pasi është treguar e pranishme si në verë ashtu edhe në dimër, por megjithatë rreziku në dimër është më i madh sepse njerëzit qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

“Tashmë ishim në kontakt me virusin dhe tani është më e lehtë. Kur ra gripi spanjoll, pati 50 milionë viktima. Tani kemi antitrupa. Ky është virus ARN, kështu që ndryshon lehtësisht. Për momentin Koreja e Veriut është një vatër, nuk kanë pasur asnjë rast. Afrika është gjithashtu vatër, kështu që mund të ndodhë që variant i ri të transferohet në Evropë”, paralajmëron Stojanov.

Komisioni i Sëmundjeve Infektive bëri ekzaminim për të parë se si është gjendja në popullatë për sa i përket antitrupave. Siç thotë për Mets.mk imunologu dr. Aleksandar Petliçkovski, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive, edhe studimi edhe vaksinat japin probabilitet për menaxhim të lehtë të sëmundjes.

“Të gjitha të dhënat botërore tregojnë se imuniteti zgjat disa kohë edhe pas marrjes së sëmundjes, por me kalimin e kohës shtohen mundësitë për infeksione të reja, por mundësitë për sëmundje të rëndë mbeten shumë të ulëta. Kështu, si kalimi i sëmundje edhe vaksina, ofrojnë një probabilitet shumë të mirë të menaxhimit të lehtë të sëmundjes, me kusht që të mos ketë variant të ri. Ndërsa shanset për variant të ri tani janë më të vogla se kur kishte shumë raste”, shpjegon Dr. Petliçkovski.

Ai vlerëson se mund të ketë rritje të shifrave në vjeshtë, që sipas tij nuk do të jenë dramatike.

“Presim rritje të numrit të të infektuarve të rinj, sepse në këtë moment virusi nuk është zhdukur. Kemi deri në 100 raste të reja të zbuluara në ditë dhe shumë të tjerë të pazbuluara, por imuniteti që kemi si popullatë është përgjegjës që nuk kemi hospitalizime. Do ta vëmë në dispozicion dozën e katërt, së shpejti do të dalë rekomandimi për dozën e katërt. Ne rekomandojmë fuqimisht tri dozat si mbrojtja më e mirë kundër virusit”, theksoi Petliçkovski.

Edhe mikrobiologu prof. Nikolla Panovski nuk pret rritje të madhe të pacientëve dhe hospitalizime në vjeshtë.

“Mendoj se shumica edhe e të vaksinuarve e kanë kaluar virusin. Njerëzit janë të mbrojtur nga format më të rënda”, tha Panovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button