LSDM sot dorëzon dorëheqjet në Kuvend

Sot LSDM-ja ngjashëm sikur Rufi Osmani i RDK-së do të dorëzojnë dorëheqje me shkrim, që sipas të gjitha gjasave do të pranohet nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë.
Megjithatë, edhe pse deri më tani nuk ka ndodhur që e gjithë opozita mos t’i pranojë mandatet, duket se do të ketë zgjedhje plotësuese në vjeshtë për të rrumbullakësuar numrin e deputetëve prej 123 gjithsej sa jënë në Kuvend.

Pasi të shterret lista e RDK-së dhe ajo e LSDM-së do të shpallen zgjedhje plotësuese në të gjitha njësitë zgjedhore.

Sipas ligjit zgjedhor, nëse një deputet paraqet dorëhqeje, Kuvendi në mbledhjen e parë të ardhshme do të konstatojë se deputetit i përfundon mandati nga dita e mbajtjes së mbledhjes.

Atëherë, deputeti mandatin i pason kandidatit tjetër në listë deri në përfundimin e saj. Nëse asnjëri prej këtyre kandidatëve të renditur në listë nuk pranon të bëhet deputet atëherë KSHZ duhet të organizojë zgjedhje plotësuese.

Lajme të ngjashme

Back to top button