“Ballkani i Hapur” ka gjetur recetën për të ardhmen, konsideron Abazoviq

Samiti i Ballkanit të Hapur në Ohër ishte pikë kthese për të cilën rajoni duhet të krenohet, ndërsa Evropa pa një Ballkan Perëndimor ndryshe, i cili haour bisedon për të ardhmen e vet, tha kryeministri malazes Dritan Abazoviq pas Samitit të Iniciativës për Ballkanin e Hapur në Ohër, ku mori pjesë edhe vetë Abazoviqi, transmeton Portalb.mk.

“Në vend se për atë se kush e filloi luftën i pari,u bisedua për turizmin, tregtinë e lirë, energjinë, bujqësinë, krizën ekonomike dhe shëndetësore, si dhe infrastrukturën,” tha Abazoviq në një intervistë për Politika.

Sipas tij, Mali i Zi është i gatshëm të kontribuojë në unitetin dhe bashkimin e Ballkanit Perëndimor, pasi për vendin e tij, siç tha ai, rruga drejt BE-së nuk ka alternativë.

Ai shtoi se “Ballkani i Hapur” ka zbuluar një recetë për të ardhmen, duke shtuar se nisma mund të bëhet një urë paqeje mes Lindjes dhe Perëndimit.

Sipas Abazoviqit, kur diskutohet hapur për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, në një mënyrë krejtësisht të ndryshme nga ajo që ishte e zakonshme, pa u fokusuar në temat që shkaktojnë konflikte, atëherë ne i dërgojmë një mesazh krejtësisht tjetër botës.

“Evropa në Ohër pa një Ballkan Perëndimor të ndryshëm, duke diskutuar hapur të ardhmen e tij, të vendosur për të punuar së bashku për të kapërcyer krizën ekonomike”, shtoi kryeministri.

Ai po ashtu tha se Samitin e Ohrit e sheh si një shans për forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, diçka që më parë nuk mund të mburreshin vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Mendoj se kjo është hera e parë që liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur për të diskutuar nevojat reale të qytetarëve të tyre, rreziqet që sjell kriza e paralajmëruar dhe mungesa e produkteve ushqimore bazë dhe energjisë në treg, me qëllim që me forca të përbashkëta të paralajmërohet efekti negativ që pushtimi rus do të lrë në Evropë”, nënvizoi Abazoviq.

Samiti i Iniciativës për Ballkanin e Hapur u zhvillua më 7 dhe 8 qershor në Ohër, në të cilin përveç kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, morën pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi Abazoviq dhe kryetar i këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija.

Para mbajtjes së samitit dyditor në Ohër, Abazoviq tha se në Samit, përfaqësuesit malazezë do të marrin pjesë në samit si vëzhgues, duke theksuar se qëllimi i Malit të Zi është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe se nuk është i interesuar për ndonjë zëvendësim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button