fbpx

Vazhdoi në Komision debati për rebalancin e Buxhetit të Maqedonisë së Veriut

Në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet pasdite vazhdoi debati për ribalancin e Buxhetit për vitin 2022. Sipas deputetëve të pozitës, me ribalancin projektohen më shumë mjete nga buxheti për mbështetjen e standardit të qytetarëve dhe vazhdon aktiviteti ekonomik, ndërsa nga opozita mbeten me qëndrimin se buxheti nuk është dimensionuar në mënyrë përkatëse dhe se mbushet vetëm në kurriz të qytetarëve, raporton MIA.

Deputetja e LSDM-së, Lolita Ristova në replikën e saj në Komisionin kuvendor për buxhet dhe financim theksoi se edhe në kohë të krizës ekonomike botërore, investohet në zhvillimin e infrastrukturës.

Ajo shtoi se po investohet edhe në sistemet e kanalizimeve dhe ujësjellësit, si edhe në ndërtimin e banesave sociale, gjegjësisht se këto katër vite të ndërtuara ose në fazë ndërtimi janë 853 banesa sociale në dhjetëra komuna dhe se këto janë investime të rëndësishme kapitale.

Sipas deputetet, Maria Georgievska nga LSDM, ndikimi i presioneve nga çmimet mbi amvisëritë do të neutralizohet përmes rritjes së pagës minimale dhe rritjes së pensioneve. Ajo përmendi se norma vjetore e projektuar e inflacionit pritet të jetë 7,2 për qind, ndërsa siç tha, pritet çmimet në gjysmën e dytë të vitit gradualisht të fillojnë të stabilizoheshin.

Sipas deputetëve të shumicës parlamentare, investimet kapitale mbeten në nivel rekord, më lartë në raport me vitin e kaluar.

Sipas deputetëve të VMRO-DPMNE-së, ribalanci i buxhetit është vetëm për t’u rritur borxhi publik, dhe ai mbushet sërish në llogari të qytetarëve, ndërsa e vetmja që ka përfitim nga inflacioni është Qeveria.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së theksojnë se bazë për miratimin e këtij buxheti shtesë është vetëm dështimi në investime kapitale dhe nevoja për një huamarrje të re enorme. Sipas opozitës, çdo miratim i amendamenteve që janë shtruar nga ana e tyre do të thotë jetë më e mirë për qytetarët.

Deputeti Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE në kundëreplikën e tij theksoi se ka një rënie rekord të popullsisë së aftë për punë në vend për shkak të emigrimit dhe për shkak të mosregjistrimit si fuqi punëtore aktive. Siç theksoi ai, ka një rënie historikisht të paprecedentë në ekonomi dhe vetëm këtë vit janë mbyllur afro 4000 kompani.

Deputetja Bllagica Lasovska nga VMRO-DPMNE theksoi se në shtet ekziston shok çmimesh të cilin nuk e arrijnë dot qytetarët, ndërsa sipas saj, rritja e BPV-së nuk do të jetë as 3 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button