Dyfishohet numri i emigrantëve të paligjshëm të kapur në Ballkanin Perëndimor

Në 5 muajt e parë të vitit 2022, Ballkani Perëndimor, Mesdheu Qendror dhe Lindor shërbyen si rrugë kalimi për emigrantët e paligjshëm që duan të shkojnë në vendet e Bashkimit Evropian, raporton EN. Nga Ballkani Perëndimor, kaluan 40,675 emigrantë të paligjshëm dhe kjo shifër është rreth tre herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kryesisht, emigrantët që përdorën rrugët e Ballkanit Perëndimor për të shkuar drejt vendeve të BE-së, janë sirianë dhe afganë. Shumica e emigrantëve të kapur, kishin qenë në Ballkanin Perëndimor për disa kohë përpara se të kërkonin të hynin në BE.

Në maj, numri i emigrantëve të paligjshëm të zbuluar në këtë rajon rajon u dyfishua në 12,088, sipas Frontex. Në zonën e Mesdheut Qendror, u kapën 16,828 emigrantë të paligjshëm, kryesisht egjiptianë, bangladeshas dhe tunizianë.

Ndërsa, në pjesën e Mesdheur Lindor, 13,668 ishte numri i emigrantë të paligjshëm që u kapën, kryesisht me kombësi nga Nigeria, Siria dhe Kongo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button