fbpx

Grushte në Kuvendin e Shqipërisë

Korridori i Kryesisë së Kuvendit është kthyer dje për disa minuta në një ring boksi mes deputetëve. Debati verbal që ka nisur brenda në Komisionin e Ligjeve është kthyer në përplasje fizike larg kamerave të medias.

Protagonistë të sherrit kanë qenë deputetët e PS-së, Xhemal Qefalia dhe deputeti demokrat, Gent Strazimiri, ku ky i fundit ka ironizuar grupin e punës së Partisë Socialiste, të ngritur për të bërë verifikime në institucionet kushtetuese. Më pas, ka ndërhyrë dhe deputeti laçian Armando Prenga për të ndarë dy deputetët, por mediat thonë se ndërhyrja e tij ka qenë vendimtare. Bile thuhet stoike, aq sa ka gazetarë që thonë se deputeti Prenga ishte në lartësinë e duhur, bile edhe fizike.

Ja si ka filluar sherri: “Bëhet një peticion nga masa që të shkarkohet dhe është shkarkuar. Rasti i Zana Xhukës. E shikoni si zgjidhje këtë, që të shkojë në KLD, Xhemali me Pirron e të bëjnë një inspektim, pastaj të vijë një fletërrufe nga populli dhe të shkarkohet KLD-ja? Është kjo një nga mundësitë, apo jo?”, – tha deputeti i PD-së Strazimiri. Menjëherë ka reaguar deputeti Bashkim Fino, i cili i ka kërkuar të mos flasë për personat që nuk ishin të pranishëm në komision. Sipas burimeve nga brenda komisionit, deputeti Strazimiri ka dalë nga mbledhja e Komisionit në korridor për të bërë një pushim të shkurtër. Sipas burimeve të Gardës, e cila shërben në këto mjedise, thuhet se në këto momente Strazimiri është thirrur nga deputeti Qefalia, i cili i ka kërkuar që të mos ia përmendë emrin në komision. Në këtë moment ka filluar dueli, por jo me fjalë, por me grushta…

Lajme të ngjashme

Back to top button