Dy autobusë dhe pesë automjete nga Maqedonia e Veriut kundërligjshëm kryenin transportin ndërkombëtar të udhëtarëve

Në pikën kufitare në Tabanoc, policia ka arritur të evidentojë disa automjete që realizonin ilegalisht të kryejnë transportin ndërkombëtar të udhëtarëve, transmeton Portalb.mk.

Njëri autobus pa dokumente të nevojshme ishte me tabela nga Gostivari, derisa tjetri me tabela nga Shkupi. Në autobusin e parë shofer ishte 45 vjeçari A.S. nga Struga dhe 68 vjeçari R.Sh. nga Gostivari; ndërsa në autobusin e dytë shofer ishte 37 vjeçari E.B. nga Mavrovë-Rostusha.

“U konstatua se kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa posedimin e dokumentacionit të nevojshëm”, raportojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut, duke sqaruar që ka pasur edhe pesë automjete me dokumente të paplotësuara për transport ndërkombëtar.

Vetura “Renault”, “Wolkswagen”, “Ford” dhe dy veturat “Peugeot” ishin konstatuar që nuk kanë dokumentet të plotësuara.

“Nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Transportit janë shqiptuar sanksione përkatëse për shoferët dhe për automjetet”, raporton Policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button