Mariçiq: Reforma cilësore në drejtësi dhe dixhitalizim për një gjyqësor evropian dhe modern

Reformat në drejtësi janë vendimtare për qytetarët tanë dhe prandaj duhet të jemi shumë këmbëngulës dhe të kujdesshëm në këtë proces, tha zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, në videofjalimin e tij në Samitin Evropian të Dixhitalizimit, me temë: “Përfitimet e revolucionit të katërt industrial si një mekanizëm i kthimit të besimit në gjyqësor”, transmeton Portalb.mk.

Në adresimin me video, Mariçiq theksoi se dixhitalizimi i gjyqësorit dhe përdorimi i inteligjencës artificiale në sistemin gjyqësor nuk është më çështje zgjedhjeje, por e pashmangshme dhe duhet të jetë prioritet në reformën në drejtësi.

“ Me sallat e para të pajisura dhe mundësinë e gjykimeve në distancë, kemi krijuar kushte që të gjithë pjesëmarrësit në mosmarrëveshjet gjyqësore të komunikojnë në mënyrë dixhitale. Përveç kësaj, futja e shërbimeve dixhitale për marrjen e certifikatave nga dosjet penale dhe kundërvajtjeve ka bërë një hap përpara në përshpejtimin e këtij procesi kompleks, duke siguruar efikasitet dhe efektivitet më të madh të sistemit të drejtësisë, si dhe duke kursyer kohë dhe para”, tha Mariçiç.

LEXO: Nga kompjuterët “No name“ deri te gjykimet online

Zëvendëskryeministri Mariçiq tha se Qeveria ka treguar përkushtim të sinqertë dhe të fuqishëm në evropianizimin e vendit dhe shprehu pritjen për bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme nga të gjitha palët e interesuara në gjyqësor, institucionet publike, partnerët ndërkombëtarë dhe sektorin e OJQ-ve në zbatimin e reformës, rikthimi i besimit të qytetarëve në drejtësi dhe plotësimin më të shpejtë të standardeve dhe kritereve të Klasterit më të rëndësishëm dhe më kompleks në negociatat me Unionin.

“Reformat në drejtësi duhet të funksionojnë për të mirën e qytetarëve dhe ne duhet të vazhdojmë të ndërmarrim hapa të vendosur drejt arritjes së një përafrimi të plotë ose të paktën të idealit të shtetit të së drejtës, siç ekziston në shumicën e vendeve të BE-së,” tha Mariçiq.

Ndërkaq sot në Ohër u hap Konferenca Ndërkombëtare për Dixhitalizimin e Gjyqësorit me temën “Përfitimet e Revolucionit të IV-të Industrial si mekanizëm për rivendosjen e besimit në gjyqësor”, e cila do të mbahet në tre ditët e ardhshme nën kujdesin e Presidentit të shteti, Stevo Pendarovski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button