Liturgjia e parë e përbashkët e krerëve të KOM-AO dhe Patriarkanës Ekumenike

Krerët e Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit (KOM-AO), z. Stefani dhe ai i Patriarkanës Ekumenike, Bartolomeu, sot në Katedralen e Patriarkanës Ekumenike “Sh. Gjergji Fitimtar” e mbajtën liturgjinë e parë të përbashkët në Stambol, pasi KOM-OA u pranua në unitet kanonik me kishat e tjera ortodokse,transmeton Meta.mk.

Kryepeshkopi Stefan e kreu shërbimin në selinë e Patriarkanës Ekumenike në Stamboll, në gjuhën maqedonase.

Shërbimi i përbashkët u zhvillua pasi Patriarku Ekumenik Bartolomeu i dorëzoi të enjten Aktin Patriarkal dhe Sinodal në Manastirin “Balaklija” kryepeshkopit Stefan për kthim të KOM-AO në unitet kanonik me kishat e tjera. Me këtë u hoq përçarja prej shumë dekadash që ishte i imponuar mbi kishën maqedonase.

Në fund të shërbesës së përbashkët, u drejtua Patriarku Ekumenik Bartolomeu dhe e theksoi madhështinë e dhuratës për besimtarët në festën e Rrëshajëve, me të cilën kisha e vendit tonë bëhet e barabartë me gjithë të kishat tjera në botën ortodokse.

Në fjalën e tij, Kryepeshkopi Stefan theksoi se dëshira e hierarkisë sonë dhe e popullit ortodoks për ta parë Kryepeshkopinë e Ohrit të restauruar dhe rregulluar si kishë autoqefale ishte i njohur mirë.

“Por Zoti është dëshmitari ynë, se sa më e madhe shpresa jonë, aq më i madh është besimi ynë i plotë në gjykimin tuaj, në gjykimin tuaj për kohën kur këto gjëra duhet të rregullohen.Gjykimin e kohës ua lëmë juve, por ju lutemi – mos na harroni, na ndihmoni të rritemi”, tha z. Stefan.

Në liturgjinë e përbashkët në Stamboll mori pjesë edhe një delegacion i përbashkët maqedonas i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ku ishin të pranishëm edhe besimtarë nga vendi. Gjatë liturgjisë, kryeministri Kovaçevski e kishte nderin të lexojë Simbolin e besimit dhe lutjes “Ati ynë” në gjuhën maqedonase, të cilat janë pjesë përbërëse e shërbimit në kishat ortodokse.

“Me këtë shërbesë të përbashkët, si një nga aktet me të cilat vërtetohet pranimi i Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit në unitet liturgjik me të gjitha kishat ortodokse, e konfirmon vendimin e Patriarkut Ekumenik dhe Sinodit të Shenjtë Patriarkal të Patriarkanës Ekumenike për largimin e skizmës më 9 majdhe për vendosjen e statusit kanonik të Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Vendimi i Patriarkut Bartolomeu dhe i Patriarkanës Ekumenike është një ngjarje historike që i dha fund izolimit gati shtatëdhjetëvjeçar të Kryepeshkopatës së restauruar të Ohrit nëpërmjet Kishës Ortodokse Maqedonase.

Vendimi i Sinodit të Shenjtë Patriarkal për heqjen e skizmës dhe pranimin e Arqipeshkvisë së Ohrit në adhurim dhe unitet kanonik me kishat e tjera ortodokse u mor në seancën e sinodit më 9 maj, me të cilin Patriarkana Ekumenike e njohu praktikisht hierarkinë kishtare të udhëhequr nga Kryepeshkopi botën mbarëortodokse dhe vendosi bashkësinë kanonike e liturgjike me të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button