Rama: Ironizova bllokadën e shëmtuar të RMV nga Bullgaria

Kryeministri shqiptar Edi Rama shkroi sot në Twitter se është tallur me “bllokadën e shëmtuar të Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria” në Samitin e Selanikut, transmeton REL.

“Edhe  për të qeshur edhe për të qarë është histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos nga shtrëngimi i duarve me kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar të Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria! Është si një sherr në një lokal për tymin e qofteve”, shkruan Rama në Twitter.

Dje u publikua një video nga Samiti i Selanikut të së premtes, organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në të cilën ndërsa Mitsotakis prezanton Kovaçevskin me kancelarin gjerman Olaf Scholz si kryeministër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri shqiptar Edi Rama i bashkohet, duke plotësuar Kovaçevskin se ai është Kryeministër i Bullgarisë së ardhshme perëndimore. Të gjithë qeshën me këtë, duke përfshirë edhe vetë kryeministrin Kovaçevski.

Pas publikimit të videos, VMRO-DPMNE opozitare kërkoi dorëheqjen dhe falje të Kovaçevskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button