Lufta në Ukrainë “do të tejzgjatet”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se lufta në vendin e tij mund të përfundojë vetëm me diplomaci, edhe pse negociatat me shtetin rus ka javë që janë pezulluar. Pas më shumë se 100 ditësh luftë, Zelensky ka thënë se ushtria e tij nuk do të dorëzohet, transmeton REL.

“E kemi mbrojtur Ukrainën për 100 ditë tashmë. Fitorja do të jetë e jona”, ka thënë ai.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, në shkallë të gjerë, më 24 shkurt. Zelensky ka thënë se, deri më tash, forcat ruse kanë arritur të marrin nën kontroll “rreth 20 për qind” të territorit ukrainas.

Përpara 24 shkurtit, ato kanë kontrolluar Gadishullin e Krimesë, të aneksuar në vitin 2014, dhe rreth një të tretën e rajonit lindor të Donbasit. Muajve të fundit kanë avancuar në lindje dhe jug të Ukrainës, sidomos përgjatë vijës bregdetare të Detit të Zi dhe Detit Azov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button