Qytetarët mund të marrin 62 mijë denarë subvencione nga Qyteti i Shkupit për blerjen e inverterëve

Qyteti i Shkupit përsëri ka shpallur Konkursin për subvencionimin e qytetarëve për blerjen e inverterëve në vlerë deri 62 mijë denarë. Konkursi do të jetë i hapur deri më 1 nëntor, ose deri në ditën e shfrytëzimit të mjeteve, transmeton Portalb.mk.

“Qyteti i Shkupit të hënën do të shpallë Thirrjen publike për subvencionimin e qytetarëve për blerjen e kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë për ngrohje për vitin 2022, ndërsa qytetarët do të mund të aplikojnë online”, bëjnë të ditur nga Qyteti i Shkupit, duke raportuar që Qyteti i Shkupit ka planifikuar të shpenzojë 24 milionë denarë për këtë qëllim.

Këtë të drejt mund të shfrytëzojnë qytetarët nga komuna e Gazi Babës, Aerodromit, Kisela Voës, Karposhit, Çairit, Shuto Orizares, Qendrës, Gjorçe Petrovit, Butelit dhe Sarajit.

“Në Thirrjen Publike nuk kanë të drejtë të marrin pjesë banorët (amvisëritë) që kanë objekt banimi me ngrohje qendrore, pavarësisht nëse e përdorin atë, si dhe personat që kanë marrë më parë subvencione për blerjen e stufave me pelet apo inverter”, sqarojnë nga Qyteti i Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button