“Benzina e artë – vetëm qielli është kufiri i çmimeve” – aksion artistik për çmimin e lartë të karburantit

Qendra për Arte Bashkëkohore (QAB) realizoi një aksion artistik me të cilin paralajmërohen një sërë aksionesh kushtuar rritjes enorme të çmimeve të produkteve dhe energjisë dhe uljes së standardit të jetesës së qytetarëve, raporton MOF, përcjell Portalb.mk.

Ata sqarojnë se aksioni artistik titullohet “Benzina e artë – vetëm qielli është kufiri i çmimeve”, dhe ka për qëllim t’i përkujtojë autoritet se me heqjen e masave për uljen e çmimit të karburanteve, qytetarët e Maqedonisë kanë vështirësi për të kryer detyrat e tyre të përditshme, ndërsa rreth 100.000 qytetarë janë të varur drejtpërdrejt nga çmimi i karburantit.

“Çmimet e benzinës dhe të derivateve të naftës kanë shkuar në hava dhe ashtu si po zhvillohen gjërat do të bindemi në shprehjen se vetëm qielli është kufiri ‘‘only sky is a limit’.

Javët e fundit qytetarët e Maqedonisë dhe më gjerë për një rezervuar paguajnë më shumë se sa kushton një gram ar në bursa – rreth 3600 denarë kundrejt 4-5000 denarë sa kushton një rezervuar me karburant. Në fakt, shumë njerëz po pyesin nëse në rezervuare po mbushim uiski, parfum apo karburant sepse një litër karburant në javët e fundit është më i shtrenjtë se një litër verë dhe pothuajse dy herë më i shtrenjtë se një litër bozë, birrë apo lëng frutash”, sqarojnë organizatorët.

Ata shpresojnë që me veprime të tilla, artistët së bashku me sindikatat dhe punëtorët do të ndikojnë që Qeveria të frenojë çmimet që po shkojnë më lartë e më lartë dhe të sigurojë, nëse jo zhvillim, të paktën mbijetesë për qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button