RMV, katër shkolla të mesme morën çmimin për “Biznes koncepti më i mirë për vitin 2022”

Qendra për Ekselencë në Arsimin dhe Aftësimin Profesional në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi në Shkup“ i shpërbleu katër shkolla të mesme me çmimin “Biznes koncepti më i mirë për vitin 2022”. Vendin e parë e fitoi ekipi i SHMQSH “Nikolla Karev” nga Shkupi me konceptin “Sistemi i ri inovativ për ujitje”, i cili mori një çmim në të holla prej 110.000 denarë, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Në vendin e dytë është ekipi i SOTU “Gjorgji Naumov” nga Manastiri me projektin “Fabrika 3D”, që u shpërblye me 50.000 denarë. Vendin e tretë e ndanë ekipet e SHMQSH “Josip Broz Tito” nga Shkupi me projektin “Zgjidhje e Mençur për Parkim” dhe ekipi i SHEPQSH “Arsenij Jovkov” nga Shkupi me konceptin “Çanta ekologjike”. Këto dy ekipe do të marrin nga 20.000 denarë.

Nga Qendra thonë se është për t’u përshëndetur fakti që më shumë se 80 për qind e koncepteve të biznesit të propozuara në pjesën finale të konkursit, ku morën pjesë 16 ekipe të shkollave të mesme nga tetë qytete të vendit tonë, bazohen në ide që e ndihmojnë tranzicionin e gjelbër.

Konkursi organizohet që nga viti 2006 për të motivuar nxënësit e shkollave të mesme të përvetësojnë aftësi profesionale që do t’i përdorin për të zhvilluar koncepte biznesi, të orientuar drejt ekonomisë së gjelbër dhe rrethore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button