450 tonelata lindan dhe 200 tonelata tokë e kontaminuar nga OHIS-i janë paketuara, por janë ende në pritje për eksport

Rreth 450 tonelata lindan dhe 200 tonelata tokë e kontaminuar janë të paketuara në fuçi dhe kontejnerë të specializuar që presin të eksportohen për asgjësim të sigurt. Me këtë ka përfunduar pjesa e parë e projektit për pastrimin e deponisë së vogël me lindan në OHIS, që u realizua me mbështetjen e UNIDO-s, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor bën me dije se pastrimi nga pesticidi i rrezikshëm vazhdon në kuadër të pjesës së dytë të projektit në bashkëpunim me UNOPS. Gjatë dhjetë muajve të ardhshëm, 2.000 tonelata lindan të mbetur dhe pak më pak se 3.000 tonelata tokë e kontaminuar do të duhet të pastrohen. Pesticidi duhet të shkojë në një incenerator në Francë, ku do të digjet. Ndërsa toka do të transportohet me kontejnerë në Holandë, ku do të kalojnë nëpër trajtim termik.

Pas shtyrjes së eksportit të parë muajin e kaluar, kimikati është depozituar në oborrin e OHIS-it. Ministria thotë se pakot janë plotësisht të sigurta dhe se nga ky aspekt nuk ka dallim se në cilën periudhë do të transportohen dhe eksportohen.

Dërgesa e parë nuk është nisur ende, ndërkohë që janë paketuar edhe sasitë e mbetura të izomerëve të lindanit nga deponia e vogël. Pritshmëritë tona janë që deri në fund të javës ose më së voni gjatë javës së ardhshme të fillojë transporti i parë”, thonë nga Ministria e Mjedisit.

Ndërkohë, theksojnë ata, projekti për pastrimin e deponisë së vogël vazhdon me të njëjtin intensitet. Sipas përllogaritjeve më të fundit, do të zhvendoset shumë më tepër lindan se sa ishte vlerësuar më parë, midis 2500 dhe 3000 tonelata, në vend të 1600 sa mendohej më parë në fillim të projektit dhe rreth 3.000, jo më shumë se 4.000 tonelata tokë.

Pesticidi i rrezikshëm në OHIS është i pranishëm edhe në deponinë e madhe, që vlerësohet të ketë dhjetë herë më shumë kimikat të rrezikshëm se e vogla. Deri tani nuk ka supozime se sa lindan është ë groposur në deponinë e tretë në lokalitetin Pelenicë afër Draçevës.

Reparti i lindanit në fabrikë ka funksionuar nga viti 1964 deri në vitin 1977, kur u mbyll për arsye ekologjike. Gjatë asaj periudhe ishin prodhuar rreth 2,800 tonelata lindan, duke rezultuar në të paktën 25.000 tonelata izomere joaktive, të cilat u shpërndanë në mënyrë të gabuar dhe që edhe sot e kësaj dite përbëjnë rrezik për ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës.

Ish-fabrika, kurse tani një nga vatrat më të mëdha ekologjike historike në vend, para fillimit të projektit në deponinë e vogël, u pastrua nga 64 tonelata rezerva të një duzine kimikatesh të tjera të rrezikshme që për dekada kanë qëndruar gjithashtu në OHIS.

Brenda dy vitesh, në gjithsej shtatë eksporte të mbetjeve kimike, në Serbi u dërguan 81 bidonë dhe një kontejner me klor, 16,7 tonelata mbetje të rrezikshme nga metanoli dhe monomeri akrilo nitril, 17 tonelata mbetje të rrezikshme nga metanoli, 14 tonelata mbetje të rrezikshme. nga kimikatet me përbërje të panjohur, 4,2 tonelata iniciatorë dhe 5,3 tonelata mbetje kimike, gjegjësisht mbetje të acideve, alkooleve dhe tretës, si dhe 13 tonelata monomer vinil klorur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button