BE-ja javën e ardhshme do ta finalizojë opinionin për anëtarësimin e Ukrainës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se ekzekutivi i saj do të finalizojë opinionin nëse Ukrainës duhet t’i jepet statusi i kandidatit për t’u anëtarësuar në BE “deri në fund të javës së ardhshme”, shkruan BBC, raporton Koha.net.

“Diskutimet e sotme do të na mundësojnë të finalizojmë vlerësimin tonë deri në fund të javës së ardhshme”, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një konferencë të përbashkët shtypi në Kiev.

Von der Leyen, në udhëtimin e saj të dytë në Kiev që nga fillimi i luftës, i kujtoi Zelenskyt megjithë përparimin në reformat administrative dhe gjetkë, duhet ende shumë për të bërë.

“Ju keni bërë shumë në forcimin e sundimit të ligjit, por ka ende nevojë që të zbatohen reforma, për të luftuar korrupsionin p.sh.”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button